Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.

Takimi është zhvilluar në një kohë kur në Kuvend pritet të shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Më herët, Hamza kishte deklaruar se prioritet për PDK-në është votimi i këtij ndryshimi ligjor, ndërsa më pas të trajtohet çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.