Pesë furgonë dhe një kamion, që dyshohet se po transportonin masë drusore pa dokumentacion të rregullt, janë ndaluar sot në Ferizaj, në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës për mbrojtjen e pyjeve.

Policia ka njoftuar se për rastet në fjalë janë informuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme, në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, masa drusore është konfiskuar.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe veprimet operative do të vazhdojnë, me synim parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe mbrojtjen e pasurisë pyjore.