Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës, në kuadër të partneritetit ndërmjet Ajovës dhe FSK-së.

Sipas njoftimit, gara katërditore ka vënë në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve përmes sfidave të ndryshme ushtarake.

Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të kualifikohej në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë në garë.