Policia Rajonale e Ferizajt dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar një ndeshje miqësore futbolli, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale.

Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, ku morën pjesë zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të FSK-së nga kazerma e këtij qyteti.

Sipas njoftimit, aktiviteti kishte për qëllim promovimin e respektit të ndërsjellë, komunikimit dhe frymës së ekipit ndërmjet pjesëtarëve të dy institucioneve.

Përmes sportit, Policia e Ferizajt dhe FSK-ja synuan të kultivojnë raporte të mira dhe të forcojnë bashkëpunimin, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëveprimit ndërmjet institucioneve të sigurisë.