Një person është ndaluar më 10 tetor në Prishtinë, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 03:00, Policia ka ndaluar për verifikim Ardit Rashitin, i cili më pas ka rezultuar në kërkim për ekzekutimin e një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas të dhënave të rastit, Rashiti ishte dënuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” me gjobë në shumën prej 2 mijë eurosh.
Për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi i është zëvendësuar me 100 ditë burgim.
Pas realizimit të urdhëresës, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.