Një person është arrestuar pasi janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00, në Prizren.
Tutje thuhet se janë sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, etj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshe 26.43 gramë, 182.44 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, 2.44 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 19.625 euro dhe një telefon mobil”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.