Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime.

Rasti ka ndodhur më 10 shtator, kur Policia e Stacionit Policor në Shtime është njoftuar për të shtënat dhe ka dalë në vendngjarje.

Sipas Policisë, i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me gaz, ndërsa gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit janë iniciuar rastet për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armës”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.