Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 12:45 në rrugën “Brigada Adrian Krasniqi”, ku ishte njoftuar për të shtëna me armë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin dhe kanë sekuestruar një armë të tipit “Retay”, dy gëzhoja dhe një karikator.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka apeluar te qytetarët që gjatë ahengjeve dhe festimeve të përmbahen nga përdorimi i armëve, duke paralajmëruar se do të ndërmerren masa ndaj të gjithë atyre që i përdorin ato në mënyrë të kundërligjshme.