Një incident në komunikacion është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Rrugën C në Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas raportimit të Nacionales, incidenti dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet personave të përfshirë dhe më pas situata u tensionua.
Njëri nga drejtuesit dyshohet se tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Në pamjet e publikuara shihen disa persona të mbledhur pranë një Mercedesi të bardhë, si dhe zyrtarë policorë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo të arrestuar. Priten informacione zyrtare nga Policia lidhur me rrethanat e incidentit.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth këtij incidenti.