Mazllum Bogujevci dyshohet të jetë personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan, ku dy persona humbën jetën.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Bogujevci është plagosur në incidentin ku dyshohet se Valon Ramushi ka vrarë bashkëshorten e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bogujevci.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.