Një person raportohet se u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 21.08.2026, në Vushtrri.

Tutje thuhet se palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.

“Vushtrri / 21.08.2026 – 18:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave kosovare. Palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.