Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në Shtime më 9 shtator 2026.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:30, ndërsa viktima ishte dërguar në emergjencë.

Aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.