Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i një automjeti të tipit “pikap” dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.