Një fëmijë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 12:00.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në konfirmim.