Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Bushincë të Novobërdës.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 09:00 në objektin e kishës.

“F Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të dyshuar të pa njohur, duke hapur me forcë derën e hyrjes, kanë hyr në objektin e kishës dhe nga një arkë kanë vjedhur 1000-1100 € para të cilat ishin kontribute të besimtarëve”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.