Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Adriatiku” në Prishtinë, të hënën në ora 10:41.
“Është raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar janë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa orë dore”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore.