Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Shtime kanë reaguar me shpejtësi gjatë një zjarri që përfshiu një pjesë të zonës malore në fshatin Belinc.

Zjarri paraqiste rrezik për përhapje drejt shtëpive dhe pronave të banorëve të lagjes. Pas marrjes së informatës, policia doli në terren dhe, në koordinim me njësitë e zjarrfikësve, kontribuoi në menaxhimin dhe sigurimin e zonës.

Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, zjarri u vu nën kontroll dhe u parandalua përhapja e mëtejme drejt zonave të banuara.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar që të jetë pranë qytetarëve dhe të reagojë me profesionalizëm në situata emergjente.