Nje prej rasteve te renda te krimeve te luftes ne Kosove ka sjelle nje zhvillim te ri, 27 vjet pas ngjarjeve per te cilat po zhvillohen hetimet.

Radisav Kostovic, rreth 62-vjeç, eshte arrestuar nen dyshimin per krime lufte kunder popullates civile, ne kuader te hetimeve per rastin e njohur si “Grupi i Intelektualeve”, merr vesh Sinjali.

Rasti lidhet me ngjarjet e 19 prillit 1999 ne Mala Kalludra te Zubin Potokut, ku ne dosjen hetimore figurojne si viktima 23 civile shqiptare.

Burimet e Sinjalit bejne te ditur se arrestimi i Kostovic vjen pas veprimeve hetimore te zhvilluara ne vazhdimesi nga Drejtoria per Hetimin e Krimeve te Luftes, perkatesisht Sektori per Hetimin e Personave te Zhdukur Gjate Luftes, ne koordinim me Prokurorine Speciale.

Hetimet e zhvilluara per kete rast kane çuar tashme ne arrestimin e 62-vjeçarit, nen dyshimin per perfshirje ne krime lufte kunder popullates civile.

Pas arrestimit, Kostovic eshte intervistuar ne pranine e avokatit mbrojtes.

Ai nuk ka dhene deklarate para hetuesve, duke shfrytezuar te drejten per t’u mbrojtur ne heshtje.

Me vendim te prokurorit te rastit, ndaj tij eshte caktuar ndalimi prej 48 oresh, derisa hetimet per rastin vazhdojne.

Rasti “Grupi i Intelektualeve” mbetet pjese e hetimeve per krimet e kryera gjate luftes ne Kosove.