Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkimi i të dyshuarit po bëhet me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të ofrojnë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.
Policia ka bërë të ditur se çdo person që posedon informata relevante mund të kontaktojë në numrin 192 ose të dërgojë informatat përmes emailit në adresën info@kosovopolice.com.
Autoritetet kanë apeluar te qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të ndihmuar në identifikimin e personit të dyshuar.