Tridhjetë e dy persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të shërbimeve emergjente të QKUK-së.

Rastet e të lënduarve në aksidente trafiku janë trajtuar në kuadër të Qendrës Emergjente të QKUK-së, e cila gjatë kësaj periudhe ka pranuar gjithsej 343 raste.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 102 raste janë trajtuar në Reanimim, 107 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 63 në Emergjencën Ortopedike.

Në Sallën e Vogël janë trajtuar 18 pacientë, kryesisht për procedura të qepjes, përpunimit dhe pastrimit të plagëve.

Përveç të lënduarve në aksidente trafiku, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe tri raste të personave të përfshirë në përleshje fizike dhe një rast i intoksikimit.

Ndërkohë, në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar 40 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes.

Fundjavë e ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë pacientë kërkuan ndihmë

Foto: Ilustrim