Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, ku janë evidentuar 55 aksidente trafiku në vend, shkruan Sinjali.
Sipas të dhënave të Policisë, asnjë nga aksidentet nuk ka qenë me fatalitet, shkruan Sinjali ndërsa 28 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 996 tiketa trafiku.
Raporti tregon gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor dhe asnjë person nuk është dërguar në vuajtje të dënimit.