Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

“Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Faruk Spahija’, në Mitrovicë”, thuhet në konfirmim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është cilësuar si ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe po vazhdon të hetohet nga autoritetet.