Stafi i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka arritur t’ia shpëtojë jetën një nxënësi të klasës së gjashtë, pasi një pjesë e lapsit kimik i kishte mbetur në fyt dhe po ia vështirësonte frymëmarrjen.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të stafit, është ndërhyrë në kohë për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit.

Në njoftim, shkolla ka shprehur mirënjohje për personelin e përfshirë, duke vlerësuar guximin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë e tyre në këtë situatë emergjente.

“Sot dëshmuam se shkolla nuk është vetëm vend i dijes dhe edukimit, por edhe një vend ku kujdesi, solidariteti dhe përgjegjësia njerëzore mund të shpëtojnë jetë!”, thuhet në njoftim.