Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Biti të Poshtme të Shtërpcës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Gazetën Sinjali se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Sipas tij, njëri prej automjeteve kishte targa vendore, ndërsa tjetri targa të Maqedonisë së Veriut.
“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Veseli për Sinjalin.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë.