Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës po protestojnë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.

Një protestë është mbajtur sot edhe në Hamburg të Gjermanisë, ku një numër i madh i bashkatdhetarëve janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

Protestuesit kanë kundërshtuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Protestat e diasporës shqiptare kundër këtij vendimi janë zhvilluar edhe në qytete të tjera jashtë Kosovës.