Dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Policia ka thënë se po kryhen hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim të Policisë.