Një aksident mes dy vetura ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në fshatin Dubravë të Istogut, raporton Sinjali.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lendime trupore.
Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.