Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, i cili ka bërë të ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.