Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Arllat, ku janë përfshirë tri vetura.

Nga pamjet e para nga vendi i ngjarjes shihet se automjetet kanë pësuar dëme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë, ndërsa është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Nuk dihen detaje të tjera për shkaqet e aksidentit.