Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Lakrishtë, ku në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti ende nuk dihen, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara nëse ka persona të lënduar.

Lidhur me rastin është kontaktuar Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk janë marrë informacione zyrtare nga ana e tyre.