Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Llukar të Prishtinës, ku dyshohet se si pasojë ka mbetur i lënduar një motoçiklist.

Sipas pamjeve që ka sigurar Sinjali, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, si dhe ekipi i autoambulancës.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me aksidentin.