Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog, për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Rastin po e hetojnë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.