Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Prishtinë, ku një veturë shihet me dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi është në pritje të përgjigjes zyrtare.