Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 dhe në të janë përfshirë tri vetura.

“Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Policia po merret me rastin dhe rrethanat e aksidentit.