Një grabitje dyshohet se ka ndodhur sot në një objekt afarist në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 17:15, përmes linjës zyrtare telefonike.
“Njësitet policore reaguese i janë përgjigjur menjëherë rastit me të marrë informatën, me ç’rast nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo bëri të ditur se Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.