Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Skenderaj–Istog.
Në pamjet e publikuara, shihet një furgon i cili është rrokullisur në rrugë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje lidhur me rastin.