Një protestues është sulmuar fizikisht gjatë protestës së mbajtur sot në Pejë, në shenjë proteste për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Sipas Rugovës, fillimisht një person është arrestuar, ndërsa pas veprimeve policore është shoqëruar në stacion edhe një person tjetër, i dyshuar për përfshirje në rast.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar dhe cilësohet si “Sulm”.