Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit, duke kërkuar drejtësi dhe trajtimin e vrasjes së grave si çështje urgjente kombëtare.

Përveç protestës në shesh, qytetarët janë mbledhur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave.

Protestat po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Përmes këtyre protestave, organizatorët dhe pjesëmarrësit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete për parandalimin e rasteve të dhunës ndaj grave.