Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Zhur të Gjakovës. Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku të pesë të lënduarit janë paraqitur rreth orës 17:30 për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit të spitalit, tre personat e tjerë kanë mbetur nën trajtim në Gjakovë. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa një tjetër në Repartin e Kirurgjisë.
Gjendja e përgjithshme e këtyre tre pacientëve është raportuar stabile.