Një aksident trafiku ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare dyshohet se është goditur një motorist.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin, ndërsa aktualisht është në pritje të përgjigjes zyrtare.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës.