Një aksident trafiku ka ndodhur te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas pamjeve të sigurara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.

Deri në këto momente, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.