Aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Dubravë, policia del në vendin e ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Dubravë të Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura.Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk janë…
2 nëntor 2026, 23:45
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Dubravë të Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura.
Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.