Një person i kërkuar me urdhëresë gjykate është arrestuar nga Policia në Fushë Kosovë, pasi ishte i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Prishtinës, arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, si pjesë e veprimeve për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

I arrestuari, Sh. I., 35-vjeçar, është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me urdhëresën e gjykatës.