Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Suedisë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në banesën ku i dyshuari kishte qëndruar, janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy laptopë, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime si dhe dy kartela bankare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.