Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për tentim të sulmit seksual.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:02, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një viktimë femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.