Një person është arrestuar në kuadër të një hetimi për një rast të dyshuar të tjetërsimit të një prone.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) kanë realizuar dy bastisje, një në Gjilan dhe një në Prishtinë.

Si rezultat i operacionit është arrestuar personi me inicialet V.M., ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka nxjerrë masën e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar sende dhe materiale që dyshohet se mund të jenë relevante për hetimin.

Prokuroria Speciale dhe DHKEK kanë bërë të ditur se veprimet hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar. Njoftimi është bërë më 10 shtator 2026.