Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar në Malishevë, kësaj radhe në fshatin Ngucat, ku Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe municion gjatë bastisjes së një shtëpie.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Stacioni Policor në Malishevë kishte siguruar informacione operative se Musë Stolliqi, 46-vjeçar, mund të posedonte armë pa autorizim.

Pas sigurimit të urdhrit për kontroll, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë e tipit Ekol Special 99, së bashku me një karikator dhe 12 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar se pistoleta i përkiste atij, ndërsa ka deklaruar se nuk posedonte leje përkatëse për armën.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që 46-vjeçari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.