Beqir Selimi, i njohur si “Beqë Prizreni”, njëri nga tre personat e arrestuar në aksionin kundër fajdes në Prizren, është emër i njohur për organet e drejtësisë dhe në të kaluarën është përmendur edhe si person i afërt me grupin e Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.

Selimi është parë në pamje të publikuara më herët nga mediat, ku shihet duke u përfshirë në një përleshje me Edison Hotin, në një incident ku ishte i pranishëm edhe Dibran Hoxhaj.

Po ashtu, Selimi i kishte ofruar siguri Dibran Hoxhajt gjatë kohës sa ky i fundit ishte i lirë.

Emri i Selimit është rikthyer tash në vëmendje pas arrestimit në aksionin policor kundër fajdes në Prizren, ku dyshohet për veprën penale “Fajdeja”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.