Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar sonte në Klan Kosova se ka komunikuar me Gani Thaçin, vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me djalin e tij, Leotrimin.

Buzhala ka thënë se Gani Thaçi e ka kontaktuar përmes një mesazhi, duke i treguar se Leotrimi ndodhet në spital pas protestës.

Sipas Buzhalës, Gani Thaçi i ka thënë se djali i tij është duke marrë trajtim mjekësor për një lëndim në kokë, të cilin ai e ka lidhur me një sulm nga pjesëtarë të Policisë.

“Mua po më shkruan Gani Thaçi, po thotë: Atdheu është djali jem është doktor shkence, ndërsa Leotrimi është djali jem është në spital, janë duke ia qepur kokën, pas një sulmi që ia kanë bërë policia”, u shpreh Buzhala.

Deklarata është bërë gjatë diskutimit për zhvillimet dhe përplasjet e ndodhura gjatë protestës së sotme në Prishtinë.