Detaje të reja janë mësuar nga përleshja mes disa personave në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”, për të cilën Gazeta Sinjali raportoi më herët ekskluzivisht.
Sinjali mëson se gjatë intervenimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur te “Qebatorja Bisa”, ndërsa gjatë përleshjes një zyrtar policor ka mbetur i lënduar.
Sinjali raportoi më herët se lidhur me rastin ka edhe persona të arrestuar.
Për detaje të tjera rreth rastit, Sinjali do t’ju mbajë të informuar.